http://diggiloo.net/

Recorded by: Juliana Pasha
Music by: Ardit Gjebrea
Lyrics by: N/A
Language: Albanian
Placing: 16th (62 points)
Other versions: English

We don't have a (complete) translation of this song, but if you can help us get one, please use our contact form.


Nuk mundem pa ty

Oh yeah...
 
Ti je ai
Ke lindur në ditët e mia
Je fat veç për mua
Ti je ai
Fjalorët në botë nuk mjaftojnë
Të them sa të dua
 
Më trego
Nëse kemi jetuar
Një herë tjetër
Kush je ti
Që në çdo përqafim
Më sjell aromën e vjetër "kush je ti"
 
Nuk mundem pa ty
Nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty
Dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive
 
Aty do të gjej, yeah...
Gjej unë veten time
Pushtohem nga ty
Në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet
Në fjalë dashurie
 
Yeah...
 
Unë jam ajo
Nuk dua të humbem nga ty
Jetoj se të dua
Unë jam ajo
Veten largoj nga gjithçka
E gjej të harruar
 
Më beso
Ne e kemi jetuar
Një herë tjetër
Vetëm ti
Histori përsëritur
Me sjell aromën e vjetër "vetëm ti"
 
Nuk mundem pa ty
Nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty
Dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive
 
Aty do të gjej, yeah...
Gjej unë veten time
Pushtohem nga ty
Në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet
Në fjalë dashurie
 
Vizatohem në tre dimensionet e tua
Marr pa limit nga puthjet e tua
Dhe pa perse të dua
Më shumë të dua
Në vitet e tua do jem, do jem
 
Nuk mundem pa ty
Nuk kam jetë pa ty
Rrëfej mrekullinë e botës time
Falem për ty
Dhe zgjohem me ty
Në paqe me ndjenjë të pafundësive
 
Aty do të gjej, yeah...
Gjej unë veten time
Pushtohem nga ty
Në një ne të dy
Frymëmarrje që mbet
Në fjalë dashurie
 
Nuk mundem pa ty